Linjat e autobusëve, 7 dhe 7A të cilat qarkullojnë në Prishtinë, i kanë shtrenjtuar biletat.
Nga kjo javë – udhëtarët që përdorin këto linja për të lëvizur nga Kolovica në zona të ndryshme të kryeqytetit – do të duhet të paguajnë 10 cent më tepër.
Nga 40 në 50 cent.
Kështu ka bërë të ditur një lexues i cili i frekuenton ato.
Sipas tij, shoferët e kanë arsyetuar rritjen e çmimit të biletës me ngritjen e çmimit të derivateve.
Linja 7A ka disa aksionarë që operojnë nën emrin e përbashkët “Vneshta Company”.
Kurse, ata të Linjës 7 janë ndaras.