Degradimi i ambientit në Prishtinë është njëra ndër problematikat kryesore të kryeqytetit.
Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit.
Kur ai e vëren se po incizohet, indinjohet duke e pyetur qytetarin se “kush është ai?”.
Ndërkaq ky i përgjigjet se incizimin do ta paraqes në polici.
Videoja më pas është shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”.