Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim kirurgjik te një paciente e moshës 30 vjeçare.
Të cilës i janë larguar një numër i madh i gurëve nga veshka e djathtë.
Ekipi operator, i përbërë nga urologë, anesteziologë dhe instrumentrlë, ka kryer me sukses intervenimin kirurgjik, pas të dhënave imazherike, që vërtetonin praninë e gurëve në regjionin lumbal të djathtë.
Gjendja shëndetësore e pacientes është e mirë dhe së shpejti pritet të lirohet për në shtëpi.