Sot në Kosovë pati reshje të shumta shiu, të cilat edhe mbushën rrugët me ujë. Madje disa prej tyre u bënë të pakalueshme.
Njëjtë ndodhi edhe te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku nga pamjet e siguruara shohim që rruga është mbushur tërësisht me ujë.
Në këtë vend, kjo ndodh sa herë që ka reshje të mëdha shiu.
Situata e tillë bën që të ketë vështirësi në qarkullim.