Ndërmarrja publike Termokos ka konfirmuar se për shkak të ndërprerjes së ngrohjes, nuk do ta përfshijë atë në faturën e muajit dhjetor.
Afërdita Uka, zëdhënëse për media në Termokos, konfirmoi nuk do të ketë faturime për ditën e sotme.
Termokosi sot ndërpreu ngrohjen duke thënë se kjo po ndodh për shkak të pamundësisë të furnizimit me avull nga KEK-u. Nga KEK-u më vonë kanë deklaruar se kjo do të rregullohet të enjten.
Termokosi ka thënë se është i gatshëm që nëse s’rregullohet nga KEK-u, nga e enjtja të aktivizojë mazutin për ngrohje.