Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë.
“Mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, njofton kompania.
Pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit janë lagjja Pejton, lagjja Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.