Reshjet e dendura të borës dhe moti i acartë që po mbizotëron aktualisht ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësore në kryeqytet.
Që nga dje Komuna e Prishtinës është aktivizuar në pastrimin e rrugëve.
Alban Zogaj, nënkryetar i Komuës së Prishtinës ka deklaruar se kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 kompani për pastrimin e rrugëve nga bora.
Po ashtu, Zogaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik.
"Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren! Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik. #Prishtina", ka shkruar Zogaj nëFacebook.