Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C - mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe, deri tani, shumë shkolla në kryeqytet kanë zgjedhur formën online të mësimit.
Kjo pasi ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID-19.