Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është takuar sot me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Luigi Brusa, me të cilin ka biseduar mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se në takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës që ai drejton për t’i evituar vështirësitë potenciale.
“Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar ai.
Postimi:
Takim për projektet e Hekurudhës dhe Sallës Koncertale.
Sot patëm diskutim shumë konstruktiv me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Luigi Brusa, për dy projektet me rëndësi të madhe për zhvillimin kulturor dhe rijetësimin e infrastrukturës së Prishtinës.
U fokusuam në vlerësimin e hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmarrim si Komunë për t’i evituar vështirësitë potenciale.
Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkret për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën.