Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka takuar sot ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.
Rama bisedoi me Çekun për bashkërendimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive për nevojat e kryeqytetit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë shpalosur ide për projektet që pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë.
“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”, ka shkruar Rama.