Vrasja e 14-vjeçarit, Rama bën thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt

Prishtina

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama bën thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:27
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Prishtinë, ku si pasojë e therjes me thikë, vdiq një 14-vjeçar.

Rama i shprehu ngushëllime familjes dhe iu bëri thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin rastin sa më shpejt.

Ai po ashtu tha se duhet të shtohen masat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja makabre sot në Prishtinë, në të cilën adoleshenti 14-vjeçar Riad Hyseni mbeti i vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në Kodrën e Trimave. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni për humbjen tragjike të të birit të tyre.

Njëkohësisht, u bëj thirrje organeve kompetente që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt dhe t’i shtojnë masat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat