Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka nxjerrur një vendim në lidhje me tarifën e auto-taksive.
Nga ajo sa ishte deri sot, nisja kushtonte 1.50 euro, ndërsa me vendimin e ri është ngritur në 2 euro.
Përndryshe gjatë javëve të fundit qytetarët janë ankuar se çmimet e kompanive private të taksive po ndryshojnë shumë dhe se kjo paraqet problem serioz për xhepat e tyre.
