Policia, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore lirohen nga pagesa në Trafikun Urban në Prishtinë
Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tani edhe Policia, Zjarrfikësit e nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të lirohen nga pagesa e biletave në autobusët e Trafikut Urban.
“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e sotme.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/18/auto_unnamed_711647596930.jpg)