Përparim Rama paralajmëron ndryshimin e radhës

Prishtina

Përparim Rama paralajmëron ndryshimin e radhës

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:22
Përparim Rama dhe Armend Mehaj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Pas parregullsive në “Prishtina Parking”, Rama paralajmëroi ndryshimin e rregullores aktuale.

“Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.”, ka thënë ai. 

“Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta. Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili do të formohet për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura. Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë

Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking".

Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta.

Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili është formuar për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura.

Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat