Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë me biçikletë në ditën e dytë të testit të disa rrugëve kryesore në kryeqytet për shndërrimin e unazës qendrore.
Rama është shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një postim në Facebook.
“Prishtina e biçikletës”, ka shkruar Zogaj.
Ashtu siç është paralajmëruar gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe kanë funksionuar:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.