Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, për të cilët tha që meritojnë kushte të dinjitetshme.
“Zjarrfikësit e Prishtinës meritojnë trajtim dhe kushte të dinjitetshme, për krijimin e të cilave jemi duke punu me seriozitetin më të lartë brenda kompetencave tona si Kryeqytet!
Përjetë mirënjohës me punën e palodhshme të heronjve të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.