Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka treguar se kanë nisur projektin për ndriçimin e të gjitha shkollave të qytetit.
Musmurati ka treguar se ndriçimi ka qenë rekomandimi i parë i policisë, në planin e veprimit për rritjen e sigurisë.
“Rekomandimi i parë nga Policia e Kosovës ishte të investojmë në ndriçimin e këndeve të errëta në shkolla që rrisin rrezikshmërinë për fëmijët.
Fotot më poshtë janë nga ndriçimi i shkollës “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave ”, ka shkruar Musmurati.