​Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm

Prishtina

​Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:28
Ilustrim

Në orët e pasdites ka pëlcitur gypi i ujit në Hajvali, si pasojë e të cilit pa ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Hajvali, Çagllavica, Veterniku, lagjet "Qëndresa" dhe "Qershia".

KRU Prishtina njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes për sanimin e prishjes.

Në moment që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, rekomandohet që rubinetet të lihen të hapura për pak minuta deri në kthjellim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat