Listës me numrin e pemëve të rrëzuara në Prishtinë sonte iu shtua edhe një rast tjetër.
Në rrugën “Luan Haradinaj” shihet një pemë e rrëzuar përtokë.
Në vendin e ngjarjes janë edhe policia, por, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
Media ka kontaktuar me policinë, por, të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit.