Komuna e Prishtinës thotë se shërbimet për pajisje me dokumente për qytetarët tanë nuk ndalen.
Sipas një njoftimi të komunës, e-kiosqet janë aktivizuar në 12 lokacione për të mundësuar ofrimin e shërbimeve për dokumentet e nevojshme.
E-kiosqet funksionale të kryeqytetit i gjeni tek:
Bashkësia Lokale - Xhamia e Llapit
Bashkësia Lokale - Mramor
Agjencioni i Regjistrit Civil
Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve
Komuna e Re
Bashkësia Lokale – Dardania
Bashkësia Lokale – Ulpiana
Komuna e Vjetër
Bashkësia Lokale - Bardhosh
Bashkësia Lokale - Besi
Qendra për Punë Sociale – Bregu i Diellit
Bashkësia Lokale – Hajvali