Në Komunën e Prishtinës vazhdon edhe sot testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
- Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
- Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
- Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
- Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
- Rruga “Ukshin Hoti”
- Rruga “Robert Doll”.