Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet nesër në kryeqytet. Kështu ka informuar sot komuna e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se hapja e tregut do të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.
“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve “Okarina” dhe “String String”, është bërë e ditur në njoftim.
Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand-it, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023.