Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga sot (e premte) do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4.
Kjo do të bëhet sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës "Xhorxh Bush".
Autobusët përgjatë sheshit "Xhorxh Bush" do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.
Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm, thuhet në njoftim.