Këtë të martë Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur çështjen e tatimit në pronë për diskutim.
Së fundmi janë rritur çmimet e faturave për tatimin në pronë dhe shumë qytetarë kanë reaguar.
Më herët Komuna e Prishtinës ka thënë se ka ndryshuar vlerësimi i pronave në Prishtinë, dhe të njëjtin e ka bërë Ministria e Financave.
Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, ka thënë se Prishtina ka kërkuar nga Ministria e Financave rivlerësim, “sidomos në këtë kohë krize”.
Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal me një pikë të rendit të ditës, faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kryeqytetit për vitin 2023.