Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është kënaqësi e veçantë ta presë sot në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Takimi Rama-Osmani ndodhi pikërisht në Ditën e Gruas. Kësioj, i pari i Prishtinës ia dhuroi shefes së shtetit figurën e Hyjneshës në fron.
“Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.
Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, shkroi Rama në Facebook.