Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar një video ku shihet duke u pastruar rrugët e kryeqytetit.
“E diele. Prishtina e pastër”, ka shkruar Rama.
Duket se jo është ndër rastet e pakta që rrugët pastrohen në Prishtinë.
Një veprim të tillë e pati ndërmarrë edhe paraardhësi, Shpend Ahmeti, i cili gjatë kohës së pandemisë COVID-19, i pati angazhuar ekipet përgjegjëse që t’i pastrojnë rrugën edhe me shampon.