Banimi në ndërtesa kolektive, sidomos në zona urbane, ka disa rregulla bazike të cilat duhen respektuar. Ndër to është edhe ruajtja e ambientit dhe qetësisë, të cilat në shumë raste thyhen.
Pamje të shëmtuara kanë ardhur në redaksinë e medias pasditen e sotme nga lagjja Kalabria (ish-Emshir) në kryeqytet.
Sinjalizuesit kanë dërguar video ku shihet një grua teksa hedh nga ballkoni i banesës së saj një dyshek shtrati e gjësende tjera që ngjajnë në orendi shtëpiake të demoluara.
Me gjasë, kjo ishte rruga më e shkurtër për ta, që pajisjet shtëpiake të cilat janë jashtë përdorimit, t’i dërgojnë në vendin e dedikuar për mbeturinat.