4800 sms dërgohen në ditë në “Prishtina Parking” për parkimin e veturës në zonat ku i menaxhon kjo ndërmarrje publike e kryeqytetit.
800 vijnë vetëm nga rruga “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa”, e 4000 të tjerat nga Ulpiana e “Rruga “B”.
Kështu tha në emisionin “Ju flet Prishtina”, Artan Mullarama, drejtor operativ në “Prishtina Parking”.
Sipas tij, mbi 800 sms vijnë nga rruga “Fehmi Agani” e cila gjendet në Zonën 1, apo “Qendër”, ndërsa mbi 4000 sms vijnë nga Zona 2, apo nga rrugët “B” e “C” dhe nga Ulpiana.
Çmimi për një orë parkim veture në Zonën Qendër është 1 euro ora, ndërsa për Zonën 2 është 50 cent.