Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”.
Ai tha se këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në lagjen e Qendrës.
‘Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla. Arsim cilësor.Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës. Më pak trafik. Më shumë punësim”, shtoi ai.