​Tridhjetë objekte do të kyçen në ngrohtore në kryeqytet

Prishtina

​Tridhjetë objekte do të kyçen në ngrohtore në kryeqytet

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:56
Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pas 24 orëve punë të palodhshme të punonjësve të operatorit ekonomik e Termokos, është lëshuar për qarkullim rruga "Ukshin Hoti".

Rama ka shkruar në Facebook se me realizimin e këtij projekti, kanë bërë të mundur bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes, Fisnik Osmani, kyçjen e 30 objekteve banesore të lagjes "Arbëria" në kryeqytet.

Me përkushtim të madh e duke e dashur qytetin punët mund të kryhen shpejt dhe shumë mirë”, ka shkruar ai.

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat