Një grua është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të hënën te Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes, e lënduara ka marrë tretman mjëkësor.
Po ashtu të dielën një dyvjeçare ishte cak i sulmit nga qentë. Ajo është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin është përballur Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë.
Çdo natë, qytetarët që kalojnë nëpër oborrin e Universitet të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, përballen me qentë endacakë, dhe jo vetëm.
Rreziku nga ta gjendet kudo në kryeqytet.
Miliona euro janë shpenzuar nga qeveria dhe komunat e Kosovës për trajtimin e qenve endacakë, por pa ndonjë sukses.
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, kishte prezantantuar planin për trajtimin e problemit me qentë endacak, por deri me tani ende nuk ka zgjidhje konkrete.