Më 11 qershor 1999 është çliruar Prishtina nga forcat serbe.
Andaj, Komuna e Prishtinës, ka organizuar aktivitete për të shënuar këtë ditë.
"Me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të Prishtinës, Kryeqyteti për këtë vit ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të kësaj dite historike.
Në agjendën e bashkëlidhur i gjeni detajet për aktivitetet e organizuara të cilat planifikohen të ndodhin, nesër, me datë 11 qershor, në lokacione të ndryshme të Prishtinës.
Duke ju uruar 11 qershorin, ditën e çlirimit të Kryeqytetit, si dhe duke i uruar të gjitha të mirat për juve me kënaqësi ju ftojmë t'i ndiqni ngjarjet", thuhet në njoftim.