Asambleitët e opozitës ashtu si kryesuesi i kuvendit komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nuk janë duke marrë pjesë në seancën solemne për Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
Kjo seancë ka filluar nga ora 11:00.
Ndryshe, 11 qershori i vitit 1999 shënon Ditën e hyrjes, në Prishtinë, të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit.
Poashtu edhe forcave që kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.