Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten pasdite në Prishtinë kanë shkaktuar vërshime në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” në kryeqytet.
Ekipe të KP kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tuneli te Stacioni i Autobusëve tërësisht i mbuluar nga uji.
Vërshimet në këto lagje kanë shkaktuar vështirësi për autobusët dhe veturat në Prishtinë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se të gjitha ekipet dhe operatorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë në teren, duke ndihmuar Drejtorinë për Siguri e Emergjenca dhe Zjarrfikësit.