E diela është ditë pushimi për zyrtarët shtetërorë. Por kjo nuk ka vlejtur edhe për kryeshefin e Prishtina Parking, Sokol Havollin.
Me biçikletë dhe krejt sportiv, Havolli ka dalur dje në Ulpianë bashkë me kryeshefin e “Pastrimit”, Petrit Reçicën për të parë pastrimin e parkingjeve në Ulpianë.
“Përgjatë vikendit kemi vazhduar me pastrimin e parkingjeve në bashkëpunim me Ndërmarrjen Pastrimi.
Këtë aktivitet të dielen e përcollën nga afër Kryeshefi i N.P.L “Prishtina Parking” Sokol Havolli si dhe Kryeshefi i Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A Petrit Reçica.
Pastrimi i të gjitha parkingjeve në qytet sipas marrëveshjes së përbashkët do të jetë aktivitet i vazhdueshëm” shkruan Havolli në njoftim.