Një lis është rrëzuar edhe në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi të stacionit policor të Kosovës në Prishtinë.
Si shkak i erërave të forta dhe shiut. Megjithatë, nuk ka dëme.
Aty janë parë punëtorët e Kompanisë “Hortikultura”, të cilët kanë intervenuar duke hequr atë.
Ndërkohë, një lis është rrëzuar edhe në rrugën “Agim Ramadani”, megjithatë, në të dy rastet nuk kishte dëme në njerëz, e as ato materiale.