Qytetarët në lagjen “Qendër” të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Sylejman Vokshi” kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Disa qytetarë në kushte anonimiteti për Indeksonline thonë se, kanë mbetur pa ujë qe 10 orë.
Ata theksojnë se punëtorët e kompanisë All Zone (kontraktori i Termokos) e kanë dëmtuar një gyp gjatë punimeve, dhe nuk e kanë rregulluar fare.
Ekipet teknike deri në këto momente nuk kanë ndërhyrë për ta rregulluar këtë problem.