Komuna e Prishtinës ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë dëgjim publik.
Dëgjimi publik do të organizohet në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, të enjten e 27 korrikut.
Komuna bëri të ditur se takimi do të fillojë në ora 18:00.
Ky dëgjim publik do të mbahet për të ngritur tema të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për të prezantuar idetë për rregullim të lagjes.
Kryeqyteti bëri të ditur se idetë e qytetarëve do të financohen nga buxheti i Komunës, përmes një fondi të ndarë enkas për këto projekte.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se me datë 27 korrik duke filluar nga 18:00, Kryeqyteti organizon dëgjim publik, në Hajvali në Shkollën “Shkëndija”.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Hajvalisë të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për të prezantuar idetë e tyre për rregullim të lagjes.
Këto ide do të financohen nga Kryeqyteti përmes një fondi të ndarë për këto projekte.