Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se ka filluar largimi i kunjave nga rruga “Qamil Hoxha”, në mënyrë që aty të vendosen pllaka.
Sipas Ramës, kryeqyteti po shkon drejt transformimit.
Postimi i tij i plotë:
Kemi filluar me punët në terren për realizimin e rigjenerimit urban në rrugën "Qamil Hoxha".
Sot janë larguar kunjat nga trotuaret e rrugës, e më pas në bazë të projektit, në "Qamil Hoxha" do të vendosen pllaka, shtohen hapësirat publike e gjelbërimi.
Drejt transformimit të #kryeqytetit
#prishtinapraktike