KRU “Prishtina” me njoftim të rëndësishëm për banorët e Bresjes
KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e fshatit Bresje në Fushë Kosovë se nesër (e diel) nga ora 09:00 deri në orën 15:00 banorët e këtij fshati nuk do të kenë furnizim me ujë.
Kjo kompani thekson se për ditën e nesërme është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë
“Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, thuhet në njoftim.