Publikohet udhëzuesi mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve – Nëse nuk aplikoni për legalizim objekti mund t’ju rrënohet

Prishtina

Publikohet udhëzuesi mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve – Nëse nuk aplikoni për legalizim objekti mund t’ju rrënohet

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:55
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është përgatitur udhëzuesi mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do t’i ndihmojë qytetarët me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerren për legalizimin e ndërtimeve.

Duke klikuar këtu, ju gjeni udhëzuesin dhe statistikat sipas muajve të legalizimit të ndërtimeve.

“Kujdes, nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimit tuaj ju përfshiheni në LISTËN E RRËNIMIT. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompenzim”, njofton Komuna.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Kryeqyteti ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve.

Në linkun më poshtë gjeni udhëzuesin dhe statistikat sipas muajve të legalizimit të ndërtimeve

Kujdes, Nëse ju nuk aplikoni për legalizim të ndërtimit tuaj ju përfshiheni në

LISTEN E RRËNIMIT. Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompenzim.

#LegalizoNdërtimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat