Dita pa makina shënohet me mbylljen rrugës “Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë

Prishtina

Dita pa makina shënohet me mbylljen rrugës “Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biçiklave”, kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”.

Në shënim të këtij aktiviteti, komuna ka marrë vendim që nga ora 10:00 deri në 15:00 të mbyllë rrugën për qarkullimin e veturave nga "Dëshmorët e Kombit", nga Bulevardi "Xhorxh Bush", deri te Rrethi i Flamurit.

Ndërkaq, qytetarët kanë mundësi të marrin pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose

60 trotinetë në shfrytëzim gjatë kohës së aktivitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat