Inspektorët e Kryeqytetit kanë gjobitur me 100 euro operatorin ndërurban, i cili ka hyrë në qendër të Kryeqytetit për të zbritur udhëtarët që vinë nga komunat fqinje të Prishtinës.
“Aksioni i Inspektoriatit të Kryeqytetit do të vazhdojë gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të parandalojë futjen në brendësi të qytetit të këtyre operatorëve” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Inspektoriati ka bërë thirrje tek operatorët që të respektojnë vijën e tyre të qarkullimit, përndryshe do ë shqiptohen gjoba dhe procedura të sekuestrimit.
“Ju lutemi operatorë,
Marrja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet në Stacionin e Autobusëve, i cili gjendet në rrugën “UÇK”, Nr.2 në Kryeqytet.
Respektoni në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të juaj sepse ndryshe po shkaktoni tollovi në komunikacion.
Nëse nuk respektohen rregullat atëherë përveç gjobave, do të inicohen procedurat e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të transportit” thuhet tutje në njoftim.