Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka dënuar sulmin kundër qytetarëve të Izraelit.
Rama, ka dërguar ngushëllime për familjet e viktimave.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër qytetarëve të Izraelit sot. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave”, shkroi Rama.
“As terrorizmi dhe as ndonjë formë e dhunës nuk janë përgjigje për mosmarrëveshjet”.