Kryetari Përparim Rama thotë se Pallati i Rinisë është pastruar në tërësi, paralajmëron punë tjera aty
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për pastrimin e Pallatit të Rinisë.
Ai ka thënë se pastrimi i pallatit në tërësi ka ndodhur pas afro dy dy dekadash e gjysmë.
“Pas 24 viteve është pastruar në tërësi Pallati i Rinisë. Së shpejti fillojmë me realizimin e planeve tjera për t’ia kthyer gjallërinë ikonës së kryeqytetit”, tha ai në një postim në Facebook.