Gjatë ditës së sotme ka nisur asfaltimi i një rruge të re që lidh komunën e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës.
Kjo është bërë e ditur e nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Kjo rrugë do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.
Po ashtu është bërë e ditur se ndërtimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.