Është larguar deponia ilegale e mbeturinave inerte nga fshati Trudë e komunës së Prishtinës.
Njoftimi u bë nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Rama tha se do të kujdesen që të identifikohen personat që hedhin mbeturina në këtë zonë e më pas edhe do të gjobiten.
“Bashkë mund të kujdesemi për mjedisin tonë, bashkë mund ta mbajmë pastër”, theksoi ai.