Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2022.
Të dhënat tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2022 ishte 488 mijë ton/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2021, ka një rritje prej 0,6%.
Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 275 kg/ banorë/vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banorë në ditë ishte 0.75 kg.
Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2022 ishte në rajonin e Prishtinës, me 146 mijë ton/vit, ose 30,0 %, ndërsa sasi më e vogël e mbeturinave komunale të grumbulluara vërehet në rajonin e Ferizajt me 37 mijë t/vit, ose 7,7%.
Në Prishtinë dhe rajonin e saj, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.81 kg. Në rajonet e tjera të Kosovës, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ishte 0.73 kg.