Numri i madh i veturave të cilat qarkullojnë brenda ditës në Prishtinë po shkakton probleme në trafik.
Për pasojë po krijohen kolona të gjata dhe ngasësit e automjeteve janë të detyruar të presin me kohë të tëra.
Një kolonë e ngjashme e veturave është krijuar edhe sonte te Rruga C në Lagje të Spitalit.
Ndryshe, hyrja e mijëra veturave brenda ditës dhe bllokimi i disa rrugëve të Prishtinës që tani po përdoren si “shesh”, konsiderohet të jenë shkaqet kryesore për krijimin e kolonave të gjata.
Drejtori për Investimeve kapitale dhe menaxhim të kontratave, në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi kohë më parë pati deklaruar se shkarkimi kryesor i kolonave do të ndodhë kur unaza e qytetit të përmbyllet, unaza e brendshme e qytetit dhe nënkalimet e premtuara.
Për momentin unaza e jashtme e qytetit i kushton Prishtinës 350 milionë euro.