KEDS-i njofton se një pjese të Prishtinës i është ndalur furnizimi me energji elektrike.
Kjo pasi sipas tyre, është bërë ndërrimi i transformatorëve rrymorë, me ç’rast punimet kanë filluar në orën 13:00.
Në një njoftim bëhet e ditur se kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetonë në rrugët Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njofitmin e KEDS-it.